Babai ndihmon djalin të presë golin, vidoeja shikohet 18 milionë herë
Videoja ku babai ndihmon djalin e tij 6 vjeçar në fushën e futbollit është bërë virale duke u parë mbi 18 milionë herë.
Phil Hatfield ishte në fushën e futbollit dhe nuk mund të qëndronte pa i dhënë një dorë të voglit të tij
Phil kishte shkuar pranë portës ku ndodhej djali i tij dhe po i jepte këshilla si të mbronte portën.
Në një momenti i vogli largohet nga fusha dhe kthehet drejt të atit për ta dëgjuar duke lënë fushën bosh.
I ati sheh që skuadra kundërshtare po vinte drejt portës dhe e shtyn djalin që të mbrojë portën.
Nga shtyrja djali rrëzohet dhe me trup pret topin.
Videoja është parë nga miliona shikues të cilët kanë buzëqeshur me momentin e filmuar por mësohet se kjo mund të jetë një shqetësim për autoritetet e futbollit.
Pasi ata kanë një rregullore për trajnerët prindërit në raport me fushën e futbollit. Dhe sipas kësaj videoje të regjistruar në Australi të gjitha rregullat janë shkelur.
/Ora News