Barku, aseti i saj më i mirë

Një vajzë e cila peshon 177 kilogramë dhe në shkollë e tallnin duke e quajtur “vajza më e shëndoshë e shkollës”, tani fiton plot 12 mijë dollarë në vit duke filmuar veten, ndërkohë që konsumon mijëra kalori për fansat e saj në internet. 29-vjeçarja Hazel nga Nashville, SHBA, shprehet tejet e kënaqur që barku që dikur tërhiqte shaka të liga, është tashmë një prej aseteve të saj më të mira.

Hazel, sipas asaj që shkruan DailyMail, tregon se audienca e saj i konsideron erotike veprime si kapjen, goditjen me shuplakë apo tundjen e barkut para kameras dhe ajo thotë se ndihet më seksi se kurrë.

“Të dish që ka njerëz që më dëshirojnë, sidomos pasi ke ndjerë të kundërtën, është diçka e mrekullueshme. Ka pasur nga ata që më kanë thënë se do të linin gratë e tyre për mua”, tregon 29-vjeçarja. Hazel fiton rreth 1 mijë dollarë në muaj duke postuar video nudo të vetes teksa luan me barkun, e duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi në kamera për fansat.

SHKARKO APP