BE konsumoi 3,7 milionë tonë kafe në 2018-ën!

Njëzet e tetë shtetet e Bashkimit Europian kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Europiane e Statistikës (Eurostat).

Sipas kësaj, 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi i parë që më së shumti ka eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vend në vitin 2018 u ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.

Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?