Befason vogëlushi, flet më shumë se 10 gjuhë për të shitur në rrugë

Shumë njerëz hasin vështirësi për të mësuar një gjuhë të huaj. Por çfarë ndodh nëse mëson 10 gjuhë të huaja?

Një fëmijë nga Kamboxhia është bërë viral në mediat sociale pasi befasoi gjithë turistët.

Vogëlushi di të flasë 10 gjuhë të huaja për të shitur në rrugë.

Një turiste nga Malajzia, e njohur në Facebook si Venus GWC, ka shpërndarë videon frymëzuese që e regjistroi gjatë vizitës në provincën Siem Reap javën e kaluar (nëntor 2018).

“U shokova me të vërtetë kur takova një djalë të talentuar. Ai mund të flasë më shumë se 10 gjuhë,”-shprehet ajo.

Ja lista e gjuhëve që flet:

-Katonisht

-Mandarin

-Tajlandisht

-Japonisht

-gjuhën koreane

-frengjisht

-spanjisht

-gjermanisht

-gjuhën malajziane

-dhe gjuhën tagaloge

Venusi bisedoi me djalin në frëngjisht, japoneze, kantoneze, mandarin dhe tajlandeze, dhe djali i kuptonte të gjitha gjuhët që kishte folur.

Tursitja gjithashtu bleu disa artikuj nga fëmija dhe ai i tha se i kishte mësuar të gjitha këto gjuhë nga turistët e huaj.

 

SHKARKO APP