Bëri kërkesën e pazakontë për ndryshimin e datës së lindjes, gjykata nuk e aprovon

Është rrëzuar kërkesa e holandezit për të ndryshuar datën e lindjes.

Emile Ratelband humbi betejën e tij ligjore për të ulur datën e lindjes me 20 vite për të shmangur atë që e konsideroi diskriminim.

69-vjeçari donte të ndryshonte datën për shkak se haste probleme për të lënë takim me femrat që njihte në Tinder.

“Ne jetojmë në një kohë kur mund të ndryshosh emrin dhe gjininë. Pse unë nuk mund të vendos për moshën time?”-tha ai.

Por gjykata nuk e miratoi vendimin e tij, duke theksuar se shumë të drejta në ligj bazohen në moshën e një personi dhe ndryshimi i saj mund të shkaktojë shumë probleme.

Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk ka asnjë bazë ligjore për të bërë një ndryshim të tillë.

“Ratelband është i lirë të ndihet 20 vite më i ri se mosha e tij e vërtetë dhe të veprojë në përputhje me rrethanat,”-u shprehën gjykatësit. “Por ndryshimi i dokumenteve të tij ligjore do të kishte implikime të padëshirueshme ligjore dhe shoqërore.”

Ratelband pushtoi titujt e mediave në mbarë botën me kërkesën e tij të pazakontë.

Para seancës gjyqësore ai u shpreh se ndihej i diskriminuar kur kërkonte pune dhe në aplikacionin popullor Tinder, pasi ishte shumë i madh për tu lidhur me femra.

Ndërsa u rrëfeu se mjekët i kishin thënë se kishte trupin e një personi 40-vjeçar.

“Nëse do isha 49 vjeç, atëherë do të mund të blija një shtëpi të re, të drejtoja një makinë tjetër. Do punoja më shumë,”-u shpreh ai. “Kur u them femrave në Tinder se jam 69 vjeç, nuk më kthejnë përgjigje.”

SHKARKO APP