Big Brother Gjermani: Konkurrentët nuk dinë asgjë për pandeminë e koronavirusit

Konkurrentëve të Big Brother Gjermani nuk u është thënë akoma gjë për situatën e rëndë të pandemisë nga koronavirusi. Banorët e shtëpisë më të famshme në Gjërmani nuk dinë asgjë për atë që po ndodh jashtë. Sipas Sat 1, grupi nuk ka marrë asnjë të dhënë për çfarë po ndodh, që kur kanë hyrë në shtëpi në 6 shkurt. Ato dinë vetëm për disa raste në Wuhan.

Duke mbrojtur vendimin për të mos i thënë asgjë konkurrentëve të reality show, networku gjerman thekson që do të informohen vetëm kur të jetë e nevojshme.

’Natyrisht banorët e shtëpisë së famshme do të informohen vetëm nëse do të ketë një arsye për ta bërë’, kanë thënë producentët e reality për të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung: “Cdo informacion që do tu jepet banorët nga jashtë do të vendoset në marrëveshje të plotë me të afërmit e tyre’. Edhe konkurrentëve të rinj u është thënë të mos tregojnë asgjë.

E njëjta gjë po ndodh edhe në pjesën tjetër të botës, në Kanada, kur konkurrentët e Big Brother lokal janë në ‘terr informativ’ për virusin.

SHKARKO APP