Bitmain padit hakerin misterioz që i vodhi 5.5 milion dollarë

Gjigandi i gërmimit të bitcoin, Bitmain, paditi një haker misterioz i cili thuhet se ka vjedhur bitcoin nga një prej llogarive të kompanisë në një bursë.

Sipas padisë, Bitmain akuzon një haker që ka infiltruar llogarinë e kompanisë në Binance.

Por nuk bëhet fjalë për një hakim dosido. Për të mbajtur të fshehtë identitetin, hakerit jo vetëm që ishte përpjekur të tërhiqte monedhat e Bitmain por gjithashtu kishte përdorur bitcoinët për të fryrë artificialisht çmimin e monedhës MANA.

Decentraland Price Bitmain Suit Mana Binance 1024x492

Vlera e MANA u rrit nga 0.12 në 0.34 dollarë pas transaksioneve të pazakonta brenda një ore. Madje çmimi në tregjet globale shkoi në 0.20 dollarë, një rritje me 30%.

Kjo situatë tregon sesi një hakim i një llogarie të vetme monedhash kriptografike mund të rrisë vlerën e një monedhe me 80 milion dollarë, raporton PCWorld.

Kështu hakerët shitën MANA që posedonin me një çmim mbi vlerën reale duke përfituar financiarisht.

Bitmain pretendon se nga kjo skemë ka humbur 617 bitcoin ose 5.5 milion dollarë.

SHKARKO APP