Blen dollapin e vjetër në Internet, gjen brenda dhe 97 mijë euro
Një person është surprizuar, pasi ka gjetur plot 97 mijë euro brenda një dollapi të dorës së dytë, të cilin e kishte blerë në internet.
Ngjarja ka ndodhur në Rumani. Sikurse ka bërë të ditur Associated Press, e cila citon gruan e Samuel Stanicas, Adelën. Sipas kësaj të fundit, bashkëshorti i saj një punëtor ndërtimi, kishte blerë të martën dollapin në një faqe online shumë popullore.
Ndërsa pa ditë më vonë, ndërsa gruaja po gatuante, kishte dëgjuar bashkëshortit Samuel të vinte drejt saj duke bërtitur: “Hajde shiko çfarë gjeta!”. Kur shkuan atje, ajo pa një kuti metalike, brenda së cilës kishte kartmonedha 500 euroshe.
Menjëherë nisën t’i numëronin dhe zbuluan në kuti ndodheshin plot 97 mijë euro (107 mijë dollarë). “Ishim të shokuar. Nuk kemi fjetur gjithë natën. Menduam se ishte një kurth. E dinim, që duhej t’i kthenin ato para mbrapsht”, tha nëna e katër fëmijëve në një lidhje telefonike për Associated Press.
Pastaj bashkëshorti udhëtoi drejt fshatit Bichigi në perëndim të Rumanisë, ku dhe jetonte pronari i dollapit, që kishin blerë. Ky i fundit i kishte treguar, se dollapi i përkiste babait të tij të vdekur dhe ai nuk ia kishte pasur idenë e parave.
Pronari i vjetër i dollapit kishte shpërblyer punëtorin për ndershmërinë që kishte treguar duke dorëzuar eurot që nuk ishin të tijat.