Bleu bitcoin 1.000 dollarë në moshën 12 vjeçare – Sot vlera e tij është 3.2 milion dollarë dhe …

Erik Finman bleu bitcoin me vlerë 1.000 dollarë në moshën 12 vjeç në vitin 2011, kur secili bitcoin ishte 10 deri në 12 dollarë, sot ai mban 446 bitcoin, me vlerë 3.2 milion dollarë sipas çmimit të tregut.

Tani Erik po përpiqet të avancojë në fushën e kriptomonedhave duke zgjeruar fushëveprimin e monedhave virtuale edhe në vendet më të largëta duke përdorur satelitë me antenë të vendosur në tokë.

“Ne kemi dashur të tregojmë se edhe në vendet më të largëta që nuk kanë më funksionimin e infrastrukturës, infrastrukturës së parave, infrastrukturës financiare,” një krijim i hapësirës së kriptomonedhave në vendet e largëta mund të sjell një rast të përdorimit të vërtetë nga të gjithë, tha Finman.

Finman dërgoi nëpërmjet platformës të krijuar nga ai e quajtur MetalPay, 1000 dollarë në Shkollën e Shën Marisë në Korle Gonno në rajonin e Akrës më të Madhe të Ganës, e cila përdori fondet për të riparuar çatinë e shkollës dhe për të ndërtuar stola dhe tavolina.

Në Dhjetor 2018, Finman drejtoi Projektin Da Vinci, për të cilin një grup adoleshentësh lëshuan një satelit që përfshinte një portofol kriptomonedhash. Projekti Da Vinci ishte pjesë e programit të NASA-s, i cili lejon studentët të lëshojnë satelitë të vegjël.

/ SCAN

SHKARKO APP