Bleu një biletë të thjeshtë, bëhet milioner brenda natës

Plot 123 milionë paund janë fituar nga një blerës i një bilete të Lotarisë Kombëtare në Britaninë e Madhe.

Milioneri me fat zbuloi se ishte fitues i shumës marramendëse mbrëmjen e së martës.

Një zëdhënës i Lotarisë Kombëtare në Britani tha se ky është fituesi i tretë i çmimit më të madh të fituar në të gjithë vendin

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet me saktësi nëse fituesi është femër apo mashkull, ndërsa të gjithë blerësit këshillohen të kontrollojnë biletat e tyre për të parë nëse kanë fituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Andy Carter, këshilltar i fituesve të çmimeve të mëdha në Lotarinë Kombëtare, tha:

Ky vit ka qenë vërtet i pabesueshëm për lojtarët e EuroMillions në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi pasur katër fituesit e çmimeve më të larta deri më tani.
Patrick dhe Frances Connolly nga Irlanda e Veriut fituan 114.9 milionë paund në jackpot, ditën e Vitit të Ri. Ade Goodchild fitoi 72 milion paund në muajin mars dhe një blerës anonim i biletës fitoi 53.2 milion paund në prill”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?