Brenda 20 viteve shkencëtarët do të dërgojnë në Mars një mision njerëzor
Marsi, zot i luftës, heroi i tregimeve tona fiction. Ai ka ushqyer imagjinatën njerëzore për mijra vite. Ne dimë se ky planet, tashmë i thatë, dikur ka qënë i mbuluar nga uji dhe mundësia e pranisë së jetës. Në fund të fundit, ky është i vetmi planet i sistemit tonë diellor, në të cilin një ditë njëriu mund të jetojë.
Po a është vërtet Marsi planeti i kolonive njerëzore në të ardhmen? Shkencëtarët kanë nisur të mendojnë seriozisht për këtë.
Në një studim të ri, shkencëtarë nga Luisiana në SHBA, kanë projektuar një bazë kërkimore e cila potencialisht nesër mund të mbështes misionet njerëzor që kanë për qëllim të pushtojnë Marsin.
Faza e parë e planit synon dërgimin në Mars të një roboti, i cili do të ndërtojë bazën pritëse dhe me vonë për të dërguar në Planetin e Kuq, një grup njerëzish që do të mund të jetonin aty për të paktën nëntë muaj.
Baza e kërkimit, sipas shkencëtarëve, do të përbëhet nga tre module të ndryshme. Pajisja kryesore e bazës do të përfshinte një bërthamë qëndrore 12.5 metra e lartë dhe me diametër pesë metra. Shkencëtarët e përshkruajnë atë si një “hapësirë minimale jetese” që do të strehojë të gjitha materialet e rëndësishme. Tre kapsula të tjera do të bashkangjiten me bërthamën qëndrore përmes dhomave ajrore.
Robotët gjithashtu do të testojnë burimet natyrore të disponueshme. Polet në veri dhe në jug të Marsit besohet se prodhojnë ujë, oksigjen dhe azot, që janë të nevojshme për të mbështetur jetën njerëzore.
Kimikate të tjera në atmosferen e Marsit dhe në tokë, konsiderohen primare për ndërtimin e objekteve të tilla si tulla, qelq dhe plastik, apo edhe lëndë djegëse si hidrogjeni dhe metanoli.
Ekspertët besojnë që projekti i tyre ambicioz do të realizohet brenda 20 viteve të ardhshme.