Britanikët dehen më shpesh se çdokush në botë – Ballkani radhitet i 17-i në listë

Të rriturit në Britaninë e Madhe dehen më shpesh sesa kudo tjetër në botë, tregojnë studimet e fundit.

Raportohet se britanikët po pinë një mesatare prej 51.1 herë në një periudhë 12-mujore, pothuajse një herë në javë.

Në krahasim, mesatarja globale është vetëm 33, sipas një analize të të dhënave nga njerëz që jetojnë në 36 vende të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet anglisht-folëse si SHBA, Kanada dhe Australi, e ndjekin me shifra shumë të afërta Britaninë e madhe në këtë listë. Në vend të 17 radhiten edhe vendet e Ballkanit ku përfshihet edhe Shqipëria me një mesatare prej 31.5 herë në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjetjet vijnë nga tetë anketat vjetore të ‘Global Drugs Survey’ , që mendohet të jenë sondazhi më i madh në përdorimin e substancave në botë.

Kritikët thonë se gjetjet kundërshtojnë një studim të madh të realizuar javën e kaluar, i cili tregoi se britanikët po pinë më pak alkool se sa dhjetë vjet më parë.

Burimi: Dailymail

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?