Burri arrestohet në aeroport me embrion njerëzor në valixhe
Policia indiane po investigon për një rrjet të mundshëm të kontrabandës së embrioneve njerëzore, pasi zbuluan një embrion të gjallë njerëzor në një valixhe në aeroportin e Mumbait.
Një shtetas Malaizjan kishte të fshehur embrionin në një kuti në valixhen e tij më 16 mars.
Burri pranoi se nuk është hera e parë që kishte sjellë embrione kontrabandë në Indi dhe çoi hetuesit drejt një klinike fertilizimi in vitro, por klinika e mohoi me force përfshirjen.
Burri kishte thënë se po e çonte embrionin në klinikë dhe sipas Times në Indi ishin gjetur mesazhe që mbështetin pretendimin e tij.
Nga ana e tij doktori Goral Gandhi, embriologu që drejton klinikën e mohon.
“Ai vazhdon të thotë se është një konspiracion i nxitur nga konkurrentët”-raporton India Express
Fertilizimi in vitro është procesi ku një vezë fekondohet në laborator, dhe është bërë gjithnjë e më popullor në Indi vitet e fundit, embrionet mund të ngrijnë dhe të ruhen për disa vite,nga njerëz të cilët i dhurojnë që të tjerë të bëhen prindër.
Megjithatë, është i paligjshëm importimi i embrioneve në Indi pa lejen e Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore.