Burri me “këmbë përbindëshi”, gjithçka nisi nga një infeksion
Këmbët 38-vjeçarit nga Pakistani, Shahid Hussain, u frynë si një tullumbace për shkak të një infeksioni parazitar që e kishte prekur 5 vjet më parë.
Infeksioni parazit, i cili parandalon që lëngjet dhe toksinat e padëshiruara të largohen nga indet, shkakton enjtje të pjesëve të caktuara të trupit.
Hussain, 38 vjeç, sot pothuajse dergjet në shtrat për shkak të infeksionit parazit.
Pesha e këmbëve të tij është 110 kilogramë, gjë që e bën Hussain të jetojë si i paralizuar.
Fatima Hussain, e cila ishte e trishtuar nga gjendja e burrit të saj për shkak se nuk është më në gjendje të punojë, shprehet: “Ne kemi jetuar një jetë të lumtur më parë, por gjërat kanë ndryshuar plotësisht. Shisja bizhuteri, ndërsa tani jemi të varur nga të afërmit tanë. Nuk dimë se çfarë të bëjmë”.
Shumë mjekë në qytetin e Karaçit e kanë ekzaminuar sëmundjen e Shahid Hussainit, por thonë se kjo është një sëmundje shumë e vështirë.