Busti i faraonit Tutankhamun shitet për 5.2 milionë euro, pavarësisht kritikave nga Egjipti

Busti faraonit Tutankhamun është shitur në një ankand në Londër për më shumë se 4.7 milionë paund (5.2 milionë euro) të enjten, pavarësisht kërkesave nga zyrtarët egjiptianë për shtyrjen e shitjes për shkak të spekulimeve se objekti ishte vjedhur. Statuja 28,5 cm e lartë prej kuarci, e cila pritej të vlerësohej me më shumë se 4.4 milionë euro për shitjen në shtëpinë e ankandit të Christie, përshkruan perëndinë e lashtë egjiptiane të diellit dhe ajrit, Amun, me tiparet e fytyrës djaloshare të faraonit Tutankhamun.

Autoritetet egjiptiane kanë bërë thirrje për një hetim mbi legjitimitetin e shitjes, duke sugjeruar se busti ishte vjedhur nga Karnak Temple në Luxor. Christie thotë se busti 3000-vjeçar po shitej nga Koleksioni Resandro, një koleksion privat i artit egjiptian, i cili u shit pjesërisht në vitin 2016 për më shumë se 3.3 milion euro.

Në një deklaratë, shtëpia e ankandit tha: “Ne pranojmë se objektet historike mund të ngrenë diskutime komplekse për të kaluarën, por roli ynë sot është të punojmë që të vazhdojmë të sigurojmë një treg transparent dhe legjitim, duke respektuar standardet më të larta për transferimin e objekteve”. “Ka një treg të ndershëm për artin e lashtë dhe besojmë se është në interesin publik që punimet të dalin në publik duke bërë të mundur që ato të hulumtohen, si dhe të shihen dhe të gëzohen nga publiku global”, shtuan ata. (Euronews)

SHKARKO APP