Çfarë e shkakton këtë ngjyrë te sytë e disa maceve

Macet me sy me ngjyra të ndryshme janë një fenomen i rrallë i shkaktuar nga heterochromi si pasojë e nivelit të ulët të melaninës.

Të njohura edhe si macet me sy të çuditshëm, këto mace të bukura kanë dy sytë me ngjyra të ndryshme, ku zakonisht njërin e kanë të kaltër dhe tjetrin të gjelbër, kafe ose të verdhë.

Macet me dy sy të ndryshëm për nga ngjyra, zakonisht janë të bardha ose kanë disa zona të bardha në trupin e tyre dhe kjo nga shkaku se i njëjti gjen që është përgjegjës për ngjyrosjen e bardhë të leshit, kontrollon edhe ngjyrën e syve të tyre.

Macet e këtilla lindin me sy të kaltër megjithatë, më vonë melanini shkon në iris ku dhe shkakton ndryshim të ngjyrës në të gjelbër, të verdhë ose kafe, përcjell ATA.

Macet me sy shumëngjyrëshe nuk kanë ndonjë problem për sa i përket shikimit.

SHKARKO APP