Çfarë e tërheq një konsumator në përzgjedhjen e karburantit?
Një nga faktorët kyç që ndikojnë në përzgjedhjen e karburantit është “Çmimi”. 77% e konsumatorëve zgjedhin çmimin më të mirë duke menduar kështu se një çmim i mirë do të ketë dhe një cilësi më të lartë të karburantit.
“Ndriçim i mirë”
Siguria që ambienti ku shitet karburanti i ofron konsumatorit është padyshim një cilësi e shtuar. Nëse pika e karburantit është e mirëmbajtur, ka një ndriçim të mirë dhe ofron transparencë tek konsumatori atëherë ky vend është padyshim zgjedhja e duhur.
“Forma e pagesës”
Konsumatorët dëshirojnë një përvojë pa probleme në pikën e karburantit. Ofrimi i formave të ndryshme të pagesës si (kartë krediti, para kesh apo një aplikacion online) ia thjeshtëson blerjen konsumatorit.
“Hyrja dhe daljet e menjëhershme”
Zgjedhja për të kthyer majtas ose djathtas, parkimi dhe kthimi në autostradë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për përzgjedhjen e pikës së karburantit. Konsumatori kërkon për një vend në të cilin mund të hyjë lehtësisht dhe mos i shkaktojë vonesa apo shqetësime në trafikun rrugor.
Në të shumtën e rasteve, konsumatorët vlerësojnë çmimin, sigurinë, cilësinë e karburantit apo mënyrat më të lehta për të paguar, ndaj pronarët e karburantëve duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë këtyre cilësive për të qenë një zgjedhje tërheqëse për konsumatorin, në një treg shumë konkurrues.