Çfarë është eksperienca Deja Vu dhe pse ndodh!
Çfarë është eksperienca Deja Vu dhe pse ndodh!
Deja Vu, është një frazë në frëngjisht që në shqip përkthehet ‘e kam parë’. Gjerësish, njihet si një dukuri e rrallë që ndodh në trurin tonë. Për shembull, mund të jetë hera e parë që shkoni të bëni ski, apo edhe të provoni një eksperiencë tjetër të re. Papritur, ju duket sikur e keni bërë më parë. Epo, sapo keni provuar deja vu. Edhe pse duket si një dukuri e rrallë, 60-80% e njerëzve kanë pasur deja vu. Periudha kur ndodh më shpesh deja vu, është midis moshës 15 dhe 25. Ka shumë ekspertë që besojnë se deja vu ka të bëjë me mënyrën si se dikush sjell në mendje kujtimet.
Ekspertët pajtohen se ky fenomen ka të bëjë me kujtesën. Pra, nëse keni déjà vu, mund të keni përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë. Thjesht nuk e kujtoni se ka ndodhur.
Kur të shqetësoheni!
Déjà vu shpesh nuk ka ndonjë shkak serioz, por mund të ndodhë para ose gjatë krizave epileptike. Ju mund të përjetoni këtë ndjenjë të çuditshme më shumë se zakonisht, kur jeni të lodhur dhe nën stres. Nëse vazhdon t’ju shfaqet, duhet të merrni pak pushim.