Çfarë është Halloweeni dhe pse festohet?

Sot është data 31 tetor dhe në shumë vende të botës festohet Halloweeni i njohur si “Nata e Shtrigave”.

Por çfarë është Halloweeni?

Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për një transformim radikal.

Tradicionalisht i njohur si Mbrëmja e të Gjithë Mbrëmjeve, Halloween festohet më 31 tetor. Është gjithmonë në vigjilje të festivalit të krishterë Dita e Gjithë Shenjtorëve më 1 nëntor.

31 tetori kur festohet Halloweeni shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloweenit, por origjina e vërtetë mund te gjendet në festivalin antik të keltëve i njohur si Samhain.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të depërtuar në botën e të gjallëve dhe shkatërrimet e tyre djallëzore të lulëzonin.

SHKARKO APP