Çfarë i bën kaq magjepsëse shfaqjet “e çuditshme” televizive për fëmijë?!

Shumica e njerëzve kanë një shfaqje televizive të preferuar që nga fëmijëria. Nëse jeni prind, ka të ngjarë që fëmija juaj të parapëlqejë një film ose emision i cili ju duket i çuditshëm, ndoshta i papërshtatshëm dhe madje i frikshëm.

Çfarë i bën këto shfaqje televizive parashkollore kaq tërheqëse për fëmijët, por aq të çuditshëm për sytë e të rriturve?

Mendjet e fëmijëve të vegjël e përpunojnë informacionin ndryshe nga të rriturit”, ajo që është e çuditshme për ne shpesh është shumë tërheqëse dhe interesante për ta. Një kuptim më i mirë i këtyre dallimeve mund të ndihmojë në krijimin e programeve më të shëndetshme, më tërheqëse televizive, duke rritur mirëkuptimin e fëmijëve për botën, por edhe duke i argëtuar. Dhe gjithashtu mund të ndihmojë prindërit të marrin vendime më të mira për llojin e programeve që duhet të shikojnë fëmijët tanë.

Reduktimi i ndërveprimeve mundëson që sistemet e ngadalta të vëmendjes dhe vizuale të foshnjave të ndjekin ritmin. Për këtë sytë e personazheve kanë tendencë të dizajnohen në mënyrë shumë të qartë, skicat e fytyrave të tyre shpesh vendosen kundër sfondeve të bardha, ose me ngjyra të njëtrajtshme, duke i bërë ata shumë më të dukshëm dhe të dallueshëm.

Do të thotë që edhe me një sistem vizual shumë primitiv, jeni në gjendje ta identifikoni shumë shpejt personazhin kryesor që flet. Kjo e bën më të lehtë për fëmijët të ndjekin tregimin dhe të mësojnë potencialisht prej saj.

Megjithëse fëmijët jetojnë në të njëjtën botë si ne, ata e perceptojnë atë ndryshe.

Shumë studime kanë treguar që forma standarde e përqendruar tek të rriturit do të çojë në transferim shumë të dobët të njohurive në botën reale. Por ju mund ta kapërceni atë, duke i krijuar fëmijëve një lloj ndërveprimi me shfaqjen televizive që ata shohin, duke u bërë pyetje mbi atë që shohin dhe kuptojnë, si dhe duke u dhënë shpjegime të mëtejshme. Fëmijët mund të jenë shumë të angazhuar dhe njohës aktiv, por vëmendja e tyre është gjithmonë e kufizuar. (BBC)

/ SCAN

SHKARKO APP