Çfarë ndodh kur një pasagjer vdes në avion?
Mbi 3.6 miliardë persona udhëtojnë me avion çdo vit dhe fatkeqësisht ndodh që disa prej tyre, të vdesin teksa ndodhen në ajër.
Por çfarë ndodh në raste të tilla?
Cila është procedura që ndjek stafi në 9 kilometra lartësi, kur përballen me një fatalitet?
E rëndësishme është që të jetë sa më larg syve të njerëzve. Kjo për të evituar çdo situatë të mundshme paniku, apo qoftë edhe një gjendje tepër të trishtueshme tek pasagjerët e tjerë.
Disa avionë kanë një hapësirë të posaçme që zë një trup mesatar. Por disa linja si ajo e Singaporit, kanë krijuar enkas një vend të izoluar për trupa të pajetë.
Trupat dërgohen në hapësira sa më larg syve të pasagjerëve në disa avionë. Shpesh dërgohen në rreshtin e fundit, apo në një vend të mbuluar, megjithatë procedurat ndryshojnë në bazë të kompanisë ajrore.
Sipas “The Mirror”, kohët e fundit kompani të shumta ajrore po trajnojnë stafin sesi të operojnë në rastet e vdekjes së pasagjerit në mes të udhëtimit. Ata po trajnohen gjithashtu për të dhënë ndihmën e parë.