Çfarë tregon për ju ngjyra e preferuar e veshjeve
Nëse nuk e dinit edhe ngjyra e veshjeve tuaja ka një mesazh të fshehur dhe tregon disa nga karakteristikat tuaja.
E kuqja tregon se jeni një person i qëllimshëm, madje agresiv në disa raste. Nuk keni frikë nga pengesat dhe jeni gati të provoni gjëra nga më të çuditshmet.
Bluja e errët karakterizon personat që buzëqeshin rrallë. Njerëzve u duhet shumë për të fituar besimin e tyre. Në përgjithësi janë persona të qetë dhe që fitojnë shpejt besimin e të tjerëve. Janë persona të pandikuar nga stresi dhe të harmonishëm. Këta persona kanë besim në vetvete dhe mund të punojnë shumë mirë në grup.
E bardha tregon se jeni paqësor dhe të drejtë, shumë të qartë në atë që doni të arrini, por edhe mendjelehtë gjithashtu
Vjollcë, e cila është një përzierje e të kuqes dhe të kaltrës tregon se jeni gjithmonë në kërkim të ndërveprimeve me të tjerët.
Roza është një ngjyrë e butë, e lehtë si dhe krijon një ndjenjë mirësie. Duke qenë një përzierje e të kuqes dhe të bardhës, roza karakterizon një person që preferon ndjenjat e lirisë dhe qetësisë. Gjithashtu keni nevojë për një person që t’ju bëjë të ndiheni mirë.
E gjelbërta simbolizon forcën, superioritetin dhe autoritetin. Zakonisht këto persona kërkojnë njohje dhe përpiqen të shmangin ndikimin e të tjerëve.
E verdha karakterizon personat e qetë, mikpritës dhe me humor. Njerëzit që pëlqejnë të verdhën ndiejnë zbrazëti, ndihen të izoluar dhe të irrituar.
Bluja e ndritshme personifikon një njeri të lumtur dhe të gëzuar. Ata gjejnë vendin në çdo grup miqsh dhe i irritojnë të tjerët. Zakonisht nuk presin të marrin asgjë në kthim.
Ngjyra kafe karakterizon personat që i bëjnë gjërat në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Përpiqen të shmangin nxitimin, si dhe kanë dëshirë për qetësi.
Ngjyra e hirit personifikon ata persona që duan të tërheqin vëmendje. Shërben sis fond ideal për manipulimin psikologjik.
E zeza është ngjyrë e kompletuar, e cila shpreh ndjesinë e mungesës. Është ngjyrë luksi, elegance dhe i bën të gjithë të ndihen madhështorë. Janë njerëz me vetëbesim të madh, të cilët përshtaten me të gjitha ngjyrat.