Chanel ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve ekzotike
Chanel ka lajmëruar se nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet e saj.
Marka luksoze është një nga firmat më të mëdha që “i ka kthyer shpinën” përdorimit të lërkurës së krokodilëve dhe hardhucave.
Lëvizja vjen si shenjë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve.
Kreu i shtëpisë së modës, Bruno Pavlovsky tha: “Nuk do të përdorim më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet tona të ardhshme.”
Politika e re synon gjithashtu të ndalojë përdorimin e leshit të kafshëve të tilla si qeni, rakuni dhe lepuri.
Çantat, veshjet dhe këpucët e bëra nga lëkura e gjarpërit apo krokodilit shiten në internet me vlera mbi 20.000 paund.
Çantat me lëkurë pitoni u hoqën nga faqja zyrtare e Chanel të martën edhe pse çantat e dorës së dytë janë ende në shitje për dhjetëra mijëra paund në faqe.