Çifti Obama me rezidencë të re luksoze në ishullin “Vreshti i Martës”

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama, janë duke festuar mbylljen e marrëveshjes për një mega-pronë në ishullin e njohur “Vreshti i Martës”.

Të mërkurën, Obama mori çelësat për rezidencën e mrekullueshme e cila ndodhet afër plazhit dhe raportohet se e tëra është 29 hektarë pronë.

Sipas TMZ, ata ka kohë që e kanë shënjestëruar këtë pronë luksoze e cila më parë ishte e pronarit të Celtic Wyc Grousbeck.

Siç ju thamë, ajo ishte e listuar për 14,850,000 dollarë, por burimet brenda TMZ thonë se çifti i njohur botëror pagoi shumë më pak. Sipas të dhënave të pasurive të patundshme, i bie 11,75 milionë dollarë.

Kjo pronë ka gjithsej 6.900 metra katrorë, derisa në të përfshihen gjithsej shtatë dhoma gjumi, pishina si dhe hapësira të tjera atraktive.

Barack dhe Michelle Obama u ‘dashuruan’ në këtë pronë derisa ata kaluan çaste të mrekullueshme në të gjatë verës, kur po e merrnin atë me qira.

Për më shumë, shikoni pamjet e mëposhtme:

Çifti Barack dhe Michelle Obama me pronë të re luksoze

Çifti Barack dhe Michelle Obama me pronë të re luksoze

Çifti Barack dhe Michelle Obama me pronë të re luksoze

SHKARKO APP