Çifti udhëton në 33 shtete për të realizuar fotot perfekte të dasmës

Një çift i sapomartuar ka ndërmarrë një udhëtim në 33 shtete për të realizuar një koleksion mahnitës fotografish.

Nick Aust dhe Zoe nga New Jersey vendosën që të realizonin fotografitë e dasmës jo vetëm në ceremoni por edhe në disa nga monumentet më të bukura të botës.

Çifti kaloi nëntë muajt e parë të 2018 duke udhëtuar në Barcelonë, Dubai, Romë, madje edhe në Murin e Madh të Kinës si edhe malin Everest për të krijuar ‘albumin e jetës’.

Në fotot e realizuar mund të shihet nusja 27-vjeçare e veshur me fustanin e bardhë nga monumentet turistike deri tek sfondet mahnitëse të natyrës.

Zoe dhe 24-vjeçari u fejuan në vitin 2016 dhe u martuan në dhjetor 2017.

Pas martesës vendosën të përmbushnin premtimin e bërë ndaj njërit-tjetrit, të udhëtonin botën për të realizuar fotot.

Zoe dhe Nick filluan udhëtimin në janar të vitit 2018 në Tajlandë.

SHKARKO APP