Cila moshë bën më shpesh marrëdhënie seksuale? Studimi hedh që hedh poshtë gjithçka
A nuk duket pak të kesh marrëdhënie seksuale vetëm njëherë në javë më partnerin? Ccdo lidhje ka specifikat e saj, kështu që edhe libidoja nuk është e njëjtë për të gjithë.
Kështu që jo domosdoshmërisht numri i raporteve seksuale gjatë javës lidhet me moshën. Megjithatë, shkencëtarët e Institutit “Kinsey” kanë publikuar një studim në lidhje me frekuencën e raporteve seksuale që kanë çiftet në varësi të moshës duke i grupuar ata në tre kategori, shkruan abcnews.al.
Të rinjtë, të etur për seks?
Padyshim që kjo është e vërtetë, nëse edhe i besojmë rezultateve të këtij studimi. Seksi është një aktivitet që haset më së shumti në moshat 18-29 vjeç, të cilat kryejnë mesatarisht 112 herë seks në vit.
Në vend të dytë renditen moshat 30-39 vjeç që kryejnë mesatarisht 86 herë seks në vit dhe në vend të tretë janë moshat 40-49 vjeç që kryejnë mesatarisht 69 herë seks gjatë vitit.
Pse numri i raporteve seksuale ulet me moshën?
Duket qartë se sa më të moshuar bëhemi aq më pak raporte seksuale kemi për shkak të një morie ndikimesh në trupin tonë.
Na dhembin pjesë të ndryshme të trupit duke e bërë të sikletshëm seksin, afrohet menopauza për gratë apo edhe probleme të tjera më të thjeshta, siç është lodhja nga përditshmëria.
Është e provuar se pas 20 vitesh martese, çiftët nuk janë më të prirur për seks.
Megjithatë ka diçka që na bën që të mos mërzitemi me rezultatet e studimit. Një numër më i vogël raportesh seksuale nuk do të thotë një seks më pak cilësor. Studimet tregojnë se gratë arrijnë kulmin e kënaqësisë seksuale vetëm pas të tridhjetave. /abcnews.al