Ç’janë hijet dhe pse njerëzit betohen që i kanë parë?

Frika nga errësira është e përbashkët. Kjo sepse në errësirë sytë tanë fillojmë i shohin gjërat ndryshe nga ç’janë vërtetë. Një xhaketë që varet në derë na duket si njeri, apo një jastëk që s’është në vendin e tij në shtrat na bën të mendojmë se një i panjohur na ka hyrë në krevat.

Sigurisht, të gjitha këto janë vizione të imagjinatës sonë, por pse i trembemi kaq shumë “hijeve”?

Përpos kësaj, a ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni duke lexuar apo duke parë TV dhe t’ju duket sikur një hije kaloi nëpër dhomë në një moment.  Të tilla dukuri, njerëzit zgjedhin t’i quajnë si fenomene paranormale, por a janë vërtetë kështu? Ç’janë hijet?

“Hijet” kanë ekzistuar që prej fillimit të historisë dhe kanë një ndikim të errët në shoqërinë tonë.

Njerëzit që thonë se i kanë parë ato, janë të gatshëm t’i përshkruajnë me detaje këto figura misterioze dhe zakonisht vijnë si “silueta të errëta në formën e njeriut”.

Në lidhje me to, ekzistojnë shumë teori. Skeptikët përshembull, thonë se të shohësh hije, është thjesht pasojë e një gjendjeje shumë të ngarkuar emocionale, haluçinacion, apo gjatë një paralize gjumi.

Teoritë paranormale duan t’i shpjegojnë si krijesa që kanë jetuar më parë në ato vende dhe që janë më shumë se thjesht imagjinata jonë. Të tjerë, ngrenë hipotezën se të tilla figura janë qënie jashtëtokësore.

Thuhet se “hijet” janë  qënie shumë inteligjente, të ndërgjegjshme, shumëdimensionale dhe kanë fuqinë të shfaqen në forma dhe figura të ndryshme.

Nuk e dimë nëse ju tmerruam, por më mirë të jemi të përgatitur për herën tjetër kur sytë tanë të shohin diçka të çuditshme në cep të dhomës!

SHKARKO APP