Covid-19 dhe Pashkët: 4 pyetje për pandeminë

The Jerusalem post

Tradita e judaizmit është e bazuar në metodën sokratike të “pyetjeve dhe përgjigjeve” midis bashkëpunëtorëve të studimit.

Gjatë Pashkëve, pyetjet standarde shërbejnë si praktika për të nisur bisedat rreth Eksodit të Egjiptit, por gjatë një pandemie hebrenjtë përballen me pyetje të tjera shtesë.

Cilat pyetje kanë shoqëruar Pashkët gjatë 2021?

1: Si mund të ketë kaq ligësi dhe vuajtje në botë?

Padyshim, kjo nuk është një pyetje e re pasi, përherë, njerëzimi është përballur me enigma të tilla.

Vuajtjet aktuale që po përjeton bota janë të lidhura edhe më pyetjet e hershme filozofike. Më poshtë janë 4 shprehje për të nisur bisedën me dikë:

1)Zoti është i mëshirshëm dhe kujdeset për jetën e njerëzve

2) Ne shpesh jemi në mëdyshje nga mënyra si vepron ai

3) Shpesh, duke parë vuajtjet në botë na ndihmon të vlerësojmë të mirat që kemi

4) Sado e vështirë të duket kjo situatë, gjendja jonë është shumë më e mirë se ajo e gjeneratave të mëparshme. Pandemitë e së kaluarës ishin shumë të vështira për tu kontrolluar.

Hebrejtë kanë përjetuar situatat më të vështira, të tilla si Holokaustin ose makthi i më shumë se 200 viteve të skllavërisë egjiptiane.

Pyetja 2: Nëse Zoti na zgjodhi si popullin e Tij, pse po vuajmë si të gjithë kombet e tjerë?

Po, Zoti na zgjodhi, na çliroi nga Egjipti dhe na dorëzoi Tevratin e Tij. Si komb i Tij i zgjedhur ne kemi për qëllim të shërbejmë si ndërgjegjja e botës dhe kemi për qëllim të tregojmë një jetë me parime dhe bindje ndaj vullnetit të Zotit.

Gjatë historisë, ne shpesh kemi vuajtur antisemitizëm pikërisht sepse jemi ndryshe. Hebrenjtë dhe jo-hebrejtë kërcënohen nga kjo epidemi. Vuajtjet tona nuk janë “drejtpërdrejt” të lidhura me zgjedhjen tonë si fëmijë të Zotit.

Është e vështirë të identifikosh një element të veçantë hebre për një sëmundje globale.

Sidoqoftë, “reagimi” ynë ndaj krizës është padyshim një produkt i të qenit i zgjedhur. Nëse një hebre është përgjegjës për njerëzimin, në mënyrë ideale, ne duhet të japim shembuj pozitë për njerëzimin – në disiplinën dhe përkushtimin tonë ndaj udhëzimeve të shëndetit publik.

Mjerisht, disa në komunitetin hebre nuk e kuptuan plotësisht këtë mesazh. Po aq zhgënjyese ka qenë politizimi i përgjigjes sonë ndaj kësaj pandemie. Menaxhimi ynë i krizës mund të na kishte bashkuar potencialisht kundër një armiku të përbashkët të padukshëm; në vend të kësaj, na ndau thellësisht dhe nënvizoi gabimet në shoqërinë izraelite.

Në mënyrë zhgënjyese, ne nuk kemi përcjellë plotësisht sensin e të qenurit populli i zgjedhur i Zotit në përgjigjen tonë kolektive. Një pikë e kryesore dhe pozitive është procesi ynë i hershëm dhe i përshpejtuar i vaksinimit. Shpresojmë, se investimi ynë kombëtar në këtë proces do të sigurojë informacion jetësor për të ndihmuar kombet e tjera në daljen nga pandemia.

Pyetja 3: A po vjen fundi botës?

Judaizmi e shikon historinë si ciklike dhe të paracaktuar. Ajo nuk ka fund të parashikueshëm por përparon në mënyrë të pashmangshme një përfundim mesianik të paracaktuar dhe të një epoke të mirëqenies universale.

Ndoshta, kalimi në atë periudhë mesianike mund të jetë i vështirë.

Sidoqoftë, dy të vërteta mbeten të pandryshueshme.

Së pari, bota nuk do të marrë fund ose shkatërrohet. Pas kësaj, Zoti i ka premtuar njerëzimit se bota nuk do të shkatërrohet kurrë më.

Mund të ketë ngjarje dramatike dhe madje traumatike, por bota do të vazhdojë – dhe do të vazhdojë të përparojë. Realiteti ynë mund të ndryshojë dhe mund të ketë tragjedi të madhe, por bota nuk është drejt fundit.

Së dyti, është e rrezikshme të përpiqesh të parashikosh ngjarje mesianike; Parashikimet mesianike mund të krijojnë shpresa joreale që, nëse nuk përmbushen, mund të çojnë në situata dëshpëruese.

Maimonides pohoi se ngjarjet mesianike janë të mbushura me mister sa është pothuajse e pamundur të parashikosh ose të dallosh përvojën. Sapo të arrijë epoka mesianike, transformimi i botës do të bëhet i qartë dhe i pamohueshëm për të gjithë.

Pyetja 4: A është e përshtatshme të festojmë Pashkët kur jemi të rrethuar nga kaq shumë vuajtje në botë?

Ironikisht, dita e Pashkëve është edhe më thelbësore ndërsa bota lufton me një epidemi .

Shërimi i plotë i botës tonë të thyer mund të shërohet vetëm nga Zoti. Kur të vijë epoka e fundit e historisë njerëzore, e gjithë bota do të shërohet fizikisht, politikisht, shpirtërisht dhe moralisht.

Marshimi drejt kësaj utopie filloi gjatë Pashkëve të para kur hebrenjtë u bënë një komb i zgjedhur dhe filluan marshimin e historisë. Në një nivel praktik, ne duhet të vendosim se si ta festojmë ditën e Pashkëve.

Nga pikëpamja emocionale, duhet të jemi të lumtur apo të trishtuar?

Përgjigja e duhur është të dyja. Si njerëz, ne shpesh sfidohemi nga emocione të shumëfishta dhe konfliktuale.

Këto Pashkë duhet të jemi të lumtur. Zoti i krijoi zemrat tona me dhoma të shumta sepse Ai shpesh pret që ne të përjetojmë njëkohësisht emocione të shumëfishta dhe antitetike.

SHKARKO APP