Covid-19 “u mund” nga një… kukull!
Kukulla më e famshme në botë, Barbie, mundi pandeminë, sipas të dhënave që tregojnë se shitjet janë rritur 29% gjatë pandemisë, një rekord në 20 vitet e fundit.
“Barbie, 62 ‘vjeçe’, është më e rëndësishme se kurrë”, komentoi shefi i shitjeve i kompanisë ”Mattel”, Ynon Kreiz në një intervistë me ”Wall Street Journal”.
Falë kukullës, edhe kompania ”El Segundo” regjistroi plus 10% të fitimeve.
Një risi krahasuar me vitet e krizës të lidhura me konkurrencën nga kukullat e tjera, të cilave kompania ”Mattel” u është përpjekur t’u përgjigjet duke prezantuar koleksione të reja, më përfshirëse me ngjyra të ndryshme të lëkurës dhe me madhësi të reja.
“Prioriteti është kalimi i kohës me fëmijët duke përdorur produkte cilësore, të besuara”, tha Kreitz.