Çudia, i hiqet patenta pas 49 minutash
Një adoleshent ka humbur patentën e shoferit vetëm 49 minuta pasi e kishte marrë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hemer të Gjermanisë.
18-vjeçari, pasi kishte marrë patentën, doli në rrugët e qytetit por tejkaloi shpejtësinë e lejuar. Ai po udhëtonte pothuajse me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 95 km/h në një rrugë ku kufiri i lejuar ishte 50 km/h.
Ky rast është bërë i ditur nga vet policia gjermane. “Disa gjëra zgjasin përgjithmonë, disa të tjera nuk zgjasin as 1 orë”, deklaroi policia gjermane në komunikatë.
Adoleshenti ishte me 4 miq në makinë, të cilëve po përpiqej t’u bënte përshtypje me aftësitë e tij drejtuese. Policia i mori atij patentën, vetëm 49 minuta pasi kishte marrë dokumentin.
18-vjeçarit iu vendos gjithashtu gjobë prej 200 Euro, si dhe iu ulën dy pikë nga patenta pasi ta marrë përsëri. Po kështu, periudha e provës si shofer i ri iu zgjat nga dy në katër vjet.