Çudisin shkencëtarët danezë, ky grup gjaku është më pak i rrezikuar nga Covid-19
Një studim i ri na ka çuditur të gjithëve, ku përcaktohet se personat me grup gjaku 0 kanë më pak gjasa të infektohen me Covid-19.
Studimet e bëra janë publikuar ditën e sotme, bën me dije CNN, teksa ekspertët kanë treguar se studimi vijon ende.
Një studiues danez ka provuar rreth 473.654 persona të cilët kanë bërë edhe testin e Covidit, teksa vetëm 38.4% e atyre me grup gjaku 0 kanë rezultuar pozitivë.
Sakaq një tjetër studim kanadez ka nxjerrë në pah faktin që më të shumë të prekur janë pacientët me grupin e gjakut A dhe B, ose praktikisht 84% e të prekurve kanë këtë grup.