Dashuri Instagrami, djali refuzohet “live” nga vajza
Arditi ishte personazhi i rradhës në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai solli historinë e tij të dashurisë me Loredonën, të cilën e kishte njohur në Instagram. Arditi rrëfeu se e kishte gjetur rastësisht Loredonën dhe se fotot e kishin shtyrë që t’i bënte “follow” asaj.
Të rinjtë kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin për rreth dy muaj dhe në momentin që Arditi i kishte propozuar Loredonës për t’u lidhur së bashku, ajo e kishte refuzuar. Disa ditë më vonë Arditit i vjen një mesazh, në të cilin shkruhej se duhet ta linte të qetë Loredonën pasi Instagramin e saj e menaxhonte dikush tjetër.
Ai i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i krijonte mundësinë për të takuar për herë të parë Loredonën. “Unë të kam shkruar kohë më parë në Instagram ku të shpreha ndjenjat e mia dhe tashmë dua që të jemi bashkë!”,- ishte propozimi i Arditit për Loredonën.
Gjatë bisedës që u zhvillua në studio Loredona pohoi se në jetën e saj ishte dikush tjetër dhe se nuk dëshironte të komunikonte me Arditin.
Pavarësisht fjalëve të Loredonës, ai nuk e besoi dhe shtoi se ajo gënjente. Gjithashtu Ardti pohoi se i shkruante shumë vajzave dhe se Loredona nuk ishte e vetmja.