Dasma e çuditshme në spital. Burri ishte me Covid-19
Kuriozitete E Enjte, 29 Prill 2021 12:07
Një çift në Ratlam të Indisë, është lejuar të martohet në spital, pavarësisht se dhëndri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, disa ditë më parë.
Zyrtarët lokalë sapo u informuan për ndodhinë shkuan në spital për të ndaluar dasmën. Por pas diskutimeve, ranë dakord që dasma të zhvillohet, por me një kusht. Çifti duhet të vendoste veshjen anti-Covid.
Numri zyrtar i vdekjeve në Indi, deri më tani ka kaluar mbi 200,000 viktima.