Dekafeinato? Ja sesi bëhet “gjasme kafeja” pa kafeinë

Çfarë është dekafeinato?

Të gjithë ne e nisim ditën me një kafe pa të cilën nuk mund të bëjmë dot. Kafeja e zakonshme dhe ajo më e përhapura përmban kafeinë. Mirëpo ka edhe një lloj tjetër e cila quhet dekafeinato. Dietologia dhe autorja e librit “50 zakone për të menaxhuar stresin dhe ankthin” ka shpjeguar se ajo është njësoj si kafeja e zakonshme por me më pak kafeinë.

Si bëhet kafeja pa kafeinë?

Kafeja e zakonshme prodhohet duke pjekur dhe bluar kokrrat e kafesë, ndërsa për atë pa kafeinë duhen edhe disa proçese të tjera. Njëra prej tyre është përdorimi i filtrit të qymyrgurit, ndërsa tjetra ka të bëjë me shtimin dhe heqjen e dioksidit të karbonit, i cili shpërndan kafeinën. Të gjitha format e heqjes së kafeinës janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

A është kafeja dekafeinato më e shëndetshme?

Kjo kafe përmban antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Të dyja format e kafesë kanë treguar se ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit të tipi 2, sëmundjes së Parkinsonit, Alzheimerit, kancerit të gjirit, kancerit të prostatës dhe mëlçisë.
Cila është më e mirë kafeja me apo pa kafeinë?
Kjo varet nga ju! Nëse keni probleme shëndetësore dhe trupi juaj nuk e përballon kafeinën, dekafeinato do të ishte zgjedhja e duhur.

SHKARKO APP