Detaje të reja për familjen që ishte izoluar për 9 vite

Vëllai 25-vjeçar që ndihmoi fëmijët e tjerë të familjes të shpëtojnë nga izolimi 9-vjeçar brenda një ferme ka dalë në foto për herë të parë.

Jan Zon Van Dorsten është 25 vjeç. Ai shkoi në një kafene të zonës këtë të shtunë, porositi pesë birra dhe i tha të zotit se kishte nëntë vite që nuk dilte nga shtëpia.

Policia tha se fëmijët dhe babai i tyre po mbaheshin në një fermë rreth 100 km larg Amsterdamit, në Holandë.

Fëmijët u gjetën bashkë me babain në një dhomë të fshehur në qilarët e fermës.

Policia zbuloi se djali i madh kishte dalë edhe më herët nga shtëpia, dhe kishte nisur të postonte sërish foto në Facebook, siç kishte bërë 9 vite më parë.

Një burrë 58-vjeçar, që nuk është babai i familjes, u arrestua të martën, por roli i tij ende nuk dihet.

Ferma ishte e marrë me qira dhe i zoti i fermës tha se pagesa ishte kryer gjithnjë një kohë dhe ai nuk dinte gjë që në pronë jetonin edhe njerëz të tjerë përveç personit që paguante qiranë.

I zoti nuk dinte as që qilari ishte kthyer në vendbanim, me dhoma të ndryshme.

Ferma ishte 200 metra nga rruga më e afërt dhe e rrethuar me pemë.

SHKARKO APP