Dhëmbë të bardhë në shtëpi për vetëm 3 minuta, ndiqni këto rregulla të arta

Të gjithë kanë dëshirë t’i kenë dhëmbët e bardhë. Dhëmbët e bardhë janë ëndërr për shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse shumica shpenzojnë shumë para në trajtime të ndryshme për zbardhimin e tyre.

Por, përveç trajtimeve konvencionale, ka disa trajtime natyrale të cilat janë mjaft të dobishme dhe që nuk kushtojnë.

Një nga këto trajtime është zbardhimi i dhëmbëve me sodë buke dhe lëng limoni. Kombinimi i këtyre përbërësve është shumë i dobishëm, transmeton Gazeta Express.

Kështu mund ta përgatisni dhe ta përdorni kombinimin e këtyre përbërësve të mahnitshëm.

Përbërësit për pastën natyrale:

-Disa lugë çaji sodë buke

-Mjaftueshëm lëng limoni ose ujë për të formuar një pastë

-Një brushë për dhëmbë

Së pari, përzieni sodën me mjaftueshëm lëng të freskët limoni për të bërë pastë. Më pas, fshini dhëmbët tuaj duke përdorur një peshqir letre. Vendosni një sasi të konsiderueshme paste në brushën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbë. Lëreni për 1 minutë dhe më pas pastrojeni gojën me ujë.

SHKARKO APP