Dhëndri “fëlliqet” në dasmën e tij, i shfaqet ish e dashura me fustan nuseje

Dhëndri “fëlliqet” në dasmën e tij, i shfaqet ish e dashura me fustan nuseje

Një dhëndër ka mbetur pa fjalë në momentin që në dasmën e tij u shfaqën dy nuse, në vend të njërës.

Në dasmën e tij u shfaq edhe ish e dashura e cila kishte veshur një fustan nusërie.

Në videot e shpërndara në rrejt, gruaja mund të shihet duke qarë ndërsa e kap për krahu dhëndrin e habitur.

Sipas mediave, ajo dëgjohet duke i thënë “ishte faji im” dhe duke iu ulur në gjunjë përpara bashkëshortes së tij. Kjo e fundit dukej se ishte në gjendje shoku.

Thuhet që dasma u anulua për faj të vajzës me fustan nuseje, pasi nusja e vërtetë u largua e zemëruar.

Videoja 30-sekondëshe, e cila është filmuar në Kinë, është bërë tashmë virale në rrjet.

 

SHKARKO APP