Dhitë shpëtojnë bibliotekën presidenciale nga zjarri
Në muajin maj biblioteka presidenciale e Ronald Reagan punësoi 805 dhi për të pastruar një sipërfaqe prej 13 hektarësh nga bimët e ndezshme.
Biblioteka afër Los Angeles u kërcënua nga Easy Fire, i fundit nga një vatër zjarresh që shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe evakuim të banorëve.
“Zjarrfikësit na thanë se puna u bë më e lehtë falë pastrimit të territorit”,-tha Melissa Giller, zëdhënëse e bibliotekës.
Dhitë i përkasin një kompanie të krijuar nëntorin e kaluar dhe fiton rreth 1000 dollarë për çdo hektar. Pronari i kësaj kompanie thotë se do të dyfishojë tufën e tij për të përballuar kërkesat.