“Dhurata e Krishtlindjes”. Babai takon të birin dhe mbesën që nuk e kishte takuar kurrë
Këto janë Krishtlindjet më të bukura për djalin 28-vjeçar dhe babain e tij 66-vjeçar që nuk ishin takuar kurrë më parë. Gjithçka është transmetuar live, ku edhe shumë persona nga publiku në sallë janë përlotur.
Ollie Aris, 28 vjeç, u rrit në Britaninë e Madhe nga nëna e tij, si prind i vetëm dhe dinte pak për babanë e tij Les Senzon, 66 vjeç, një skenarist me qëndrim në SHBA.
Pas një përpjekje për të krijuar një marrëdhënie nëpërmjet Facebook dështoi, Ollie mendoi se kishte humbur shansin për të përmbushur ëndrrën e tij për të takuar babanë.
Les tani planifikon të kalojë Krishtlindjen me Ollie dhe mbesën e tij 12 javëshe, Blake, të cilën ai e takoi gjithashtu në të njëjtin moment.