Disa cilësi që mund të trashëgohen vetëm nga babai
Shumëkush beson se ne trashëgojmë gjysmën e gjeneve nga nëna dhe gjysmën tjetër nga babai, por gjërat nuk funksionojnë kështu.
Ekspertët e gjenetikës pohojnë se ka 60 për qind më shumë mundësi për të trashëguar tipare “aktive” nga babai juaj.
Krahas gjatësisë trupore, gjinisë dhe çështjet e shëndetit mendor, janë edhe dy tipare tjera që mund t’i trashëgoni nga babai:
Dhëmbët e shtrembër
Në rastet kur babai ka shëndet të dobët dentar, fëmija ka më shumë gjasa që të vizitojë zyrën e dentistit më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tij, edhe nëse nëna e tij ka një grup të madh dhëmbësh.
Gjithçka nga kavitetet deri te prishja e dhëmbëve dhe të gjitha problemet dentare në mes, mund të vijnë direkt nga babai
Gropëzat në fytyrë
Në shumë kultura, gropëzat shihen si një shenjë bukurie dhe atraktiviteti. Megjithatë, shkencëtarët i përshkruajnë gropëzat si një defekt që u shkaktua për shkak të shkurtimit të muskujve të fytyrës.
Supozohet se gropëzat janë të trashëguara pasi ato janë një tipar gjenetik mbizotërues dhe më shpesh trashëgohen nga babai.