Disa fakte interesante të cilat nuk i dinim për oktapodët

1. Përveç se nuk u mjaftojnë 2 krahë oktaopdëve nuk u mjaftuaka as një zemër. Ata kanë tre të tilla. Dy zemra të vogla pranë gushës dhe një të madhe e cila pompon gjakun e pasuruar me oksigjen nga dy zemrat e para. Zemra e madhe e shpërndan atë në të gjitha pjesët e trupit.

2. Oktapodët janë cilësuar si jovertebrorët më inteligjentë. Ata janë të aftë të hapin shishet por jo vetëm me mjete të ndryshme që gjejnë në det oktapodët arrijnë të hapin edhe midhjet dhe më pas t’i gllabërojnë ato.

3. Një fakt tjetër tejet interesant për oktapodët është edhe jetëgjatësia e tyre. Ata nuk mund të jetojnë më tepër se 5 vite dhe oktapodi mashkull ngordh në momentin kur çiftohet ndërsa femra në momentin kur lind të vegjlit pra si duket, ata sakrifikohen për vazhdimësinë e llojit.

4. Të ecurit është bërë për oktapodin. Kjo krijesë deti nuk mund të notojë ose më saktë mundet por në ato momente zemra e saj pushon së pompuari gjak dhe shpejt mund të ngordhë ndaj dhe një oktapod e ka më mirë të ecë në fund të detit sesa të notojë.

5. Tentakulat e oktapodit përmbajnë numrin më të madh të neuroneve të kësaj krijese ndaj edhe oktapodi ka aftësinë të bëjë disa ‘veprime’ njëherësh.

6. Oktapodët kanë gjak mbretëror. Gjak blu dhe kjo vjen si rezultat i prezencës së nivelit të lartë të bakrit në trupin e tyre ndryshe nga njeriu i cili ka hekur.

7. Oktapodët janë kameleonët e detit. Ata kanë zotësinë të ndryshojnë formën e tyre duke u përshtatur me mjedisin nënujor dhe njëkohësisht mund të ndryshojnë edhe ngjyrat e tyre.

SHKARKO APP