Dita e Darvinit, dhe legjendat urbane rreth evolucionit
Më 12 shkurt, në të gjithë botën u kremtua Dita e Darvinit. Si gjithmonë, universitetet, muzetë, shkollat dhe shoqatat shkencore, organizuan një sërë aktivitetesh kushtuar teorisë së biologjisë, dhe babait të saj më të njohur, së bashku me Alfred Rasëll Uollas. Por ne bëjmë ende shumë gabime mbi evolucionin.
Shumica prej tyre, rrjedhin nga propaganda e kreacionizmit, dhe në raste të tjera janë shumë të përhapura keqkuptimet mbi këtë teori. Pastaj janë citatet e shpikura që i atribuohen Darvinit të ngratë, dhe legjendat historike. Me rastin e përvjetorit të 210-të të lindjes së tij, le të kujtojmë disa nga legjendat urbane rreth Darvinit, dhe evolucionit që ende duhet të shqyrtohet.
Darvini ishte ateist
Ndonëse shkencëtari u bë një nga simbolet e ateizmit, Darvin nuk ishte ateist. Falë veprës së historianëve mbi letrat dhe ditarët e tij, është bërë i mundur rindërtimi i mendimeve të tij edhe për spiritualitetin. Ashtu si babai dhe gjysh tij, Darvini ishte kritik ndaj feve, duke i konsideruar ato autoritare dhe diskriminuese.
Për më tepër, falë asaj që po zbulonte, por edhe për shkak të tragjedive familjare, Çarls Darvin e humbi besimin tek Zoti. Sidoqoftë, mund të thuhet se Darvini ishte një ateist, d.m.th mund të besonte në një krijues që kishte vendosur universin në lëvizje, dhe asgjë më shumë.
Në librin e tij “Dy ateistët, një prift dhe një agnostik: Dreka në shtëpinë e Darvin”, Federiko Fosher rrëfen një takim të famshëm midis Darvinit dhe dy intelektualëve ateistë, Ludvig Byhnerit dhe Eduard Aveling. Në drekë ishte i pranishëm edhe Atë Brodi Ines, një mik i Darvinit, me të cilin ai themeloi Klubin e Miqve, një shoqatë që ndimonte njerëzit në nevojë.
Ishte viti 1881, një vit para vdekjes së tij, dhe madje edhe atë rast Darvini këmbënguli se e cilësonte veten agnostik dhe jo një ateist, duke konfirmuar se e kishte braktisur krishterimin pas 40 viteve, dhe duke njohur veten vetëm në disa teza të përmendura nga dy ateistët. Një vit më herët, Darvini kishte refuzuar me edukatë një libër që sulmonte hapur fenë.
Darvin, hajduti serial i teorive
Darvini konsiderohet si bashkë-zbulues i teorisë së seleksionimit natyror, së bashku me Alfred Rassëll Uollas. Pavarësisht se dokumentet flasin qartë, më shumë se një herë është thënë se Darvini nuk kishte bërë asgjë, përveçse kishte vjedhur punën po aq gjeniale të Uollas. Por ekziston edhe një teori tjetër konspiracioni:Darvin, e ka kopjuar teorinë nga Patrik Matjë, një kopshtar skocez.
Vitet e fundit, kjo tezë u ripërmend nga kriminologu Majk Satën. Historianët nuk e vënë në dyshim, se Matjë kishte skicuar në vitin 1831 një skemë, që parashikonte përzgjedhjen natyrore. Këtë fakt e ka nj vetë Darvini, kur e mësoi në vitin 1860.
Por teza e Satën, është se Darvini (dhe Uollas) kishin që më parë dijeni për këtë studim. Kjo tezë, jo vetëm nuk ka shumë gjasa të jetë e vërtetë, por mbi të gjitha për të nuk ka prova. Vetë Matjë, nuk e akuzoi kurrë Darvinin për plagjiaturë, ai vetëm sa rikujtoi veprën e tij të mëhershme.
Majmuni i 100-të
Në fillim të viteve 1950, studiuesit filluan të studionin një grup majmunësh japonezë (Macaca fuscata), që jetonin në një ishull të vogël në arkipelagun japonez. Njëri nga majmunët, mësoi të lante patatet e ëmbla që i jepnin studiuesit, dhe majmunët e tjerë nisën të mësojnë pas tij.
Në vitin 1958 ndodhi diçka e jashtëzakoshme. Të gjitha majmunët, mësuan papritmas të lajnë patatet, madje edhe ata në ishujt fqinjë.
Është përshkrimi i efektit të “majmunit të 100-të”, që në bazë të këtyre vëzhgimeve, teorizon ekzistencën e një peshe kritike, e cila në mënyrë të mrrekullueshme, i jep një grupimi social një vetëdije kolektive. Miti i “majmunit të 100-të, u krijua në vitet 1970 nga biologu Lioll Uotson.
Uatson i referohej punës së disa primatologëve, që studionin majmunët në ishullin Koshima, që në fakt vëzhguan transmetimin kulturor në mesin e primatëve, një e dhënë shumë e rëndësishme për atë kohë.
Por ata nuk folën kurrë për “majmunin e 100-të” apo për masën kritike, dhe nuk pati asnjë moment kur të gjithë majmunët mësuan paprimtas aktivitetin e ri, pa u mësuar normalisht. Në fund të studimit, kolonia kishte 59 majmunë, kur vetëm 36 kishin mësuar të lanin patatet, dhe procesi i mësimit ishte gradual.
Viti 1958, shënoi vërtet një pikë kthese sipas studiuesve, por ajo nuk ka të bëjë me shpikjet e Uotsonit. Në atë vit majmunët e vegjël, që më parë e kishin mësuar vetë trukun, ishin ngjitur në hierarki dhe nisën të riprodhoheshin. Miti u shpërbë, vetëm në vitin 1985./Wired – Bota.al/