Djali 4-vjeçar vret motrën me armë

Një vajzë e vogël ka vdekur pasi vëllai i saj 4-vjeçar e qëlloi aksidentalisht në kokë me armë.

Millie Drew Kelly, 6-vjeç u vra ndërsa ishte ulur me vëllain e saj brenda makinës së nënës së saj të parkuar pranë shtëpisë së tyre në Paulding County, Gjeorgji.

“Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën nëna e tmerrua,”-tha policia.

4-vjeçari mendohet se mori pistoletën në konskotin e automjetit dhe goditi Millie në anën e djathtë të kokës.

Ajo u dërgua menjëherë në spital por nuk mbijetoi. Ndërsa nuk do ngrihen akuza ndaj nënës apo djalit.

“Ndonjëherë, për fat të keq, ndodhin aksidente dhe gjërat e këqija ndodhin me njerëz të mirë,”-tha oficieri Henson.

Familja e vogëlushes ka marrë vendimin për dhurimin e organeve të saj.

SHKARKO APP