Djegia e “Notre Dame”, si Nostradamus parashikoi gjithçka
Zonja jonë (Notre Dame) do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët… -‘ thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.
Këto ishin fjalët me të cilat u shoqëruan një pjesë e mirë e lajmeve në mediat botërore. Profeti francez thuhet të ketë përshkruar në një letër 500 vjet më parë mënyrën se si do të digjej një pjesë e mirë e Katedrales më të vizituar në Evropë.
‘Notre Dame’ vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit. Katerdralja u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ajo u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë “Zonja jonë” dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari.