Donte të largonte syrin e keq, gruaja humb të gjitha kursimet e jetës

Një banore e Luganos ka humbur të gjitha kursimet e jetës pasi u mashtrua nga disa organizata kriminale të cilët pretendonin se ishin ‘magjistarë’ dhe largonin syrin e keq.

Gruaja 60 vjeçare donte të largonte negativitetin që ndjente në jetën e saj dhe kështu kontaktoi me ‘Profesorin’ një lloj magjistari afrikan i cili jetonte në Paris.

Unë bisedova përmes WhatsApp-it me të. I besova atij. Ai më tha se pakënaqësia ime ishte pasojë e kësaj auresë negative nga e cila mund të më çlironte”– tregon ajo.

Ky ritual kushtonte 25.000 franga dhe e bindur se ky ‘Profesor’ do e ndihmojë të zgjidhë problemin e saj gruaja shkon tërheq lekët dhe më pas menjëherë niset për në kryeqytetin francez.

Atje asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Asnjë dhomë hoteli nuk ishte rezervuar në emrin e saj dhe shpëtimtari i sai i  pretenduar nuk u paraqit në datën dhe vendin që kishin caktuar.

Në vend të magjistarit kishin shkuar dy rroje të cilët i shpjeguan se këto forca negative erdhën nga dikush që dëshironte vdekjen e saj. Prandaj ata i kërkuan një shumë të madhe parash për një ritual që supozohej që ta çlironte.

Kur ajo u përpoq të distancohej nga grupi, situata filloi të tensionohet.

Nuk më rrëmbyen, por ishte njësoj. Kur unë u shpreha se doja të largohesha ata më goditën me rrip dhe shqelma. Gjithashtu ata më kërcënuan se nëse unë do të denoncoja do të hakmerreshin”– tregon ajo.

SHKARKO APP