Dorëheqja më e pazakontë, letër pronarit: Më vjen keq për humbjen tuaj

Dorëheqja nga puna është gjithmonë e vështirë, pavarësisht nëse punoni në një vend të mirë apo të keq. Ekzistojnë shumë mënyra që ta bëni një situatë më pak të sikletshme dhe një djalë e ka vërtetuar këtë.

Ai ka guxuar ti shkruajë pronarit të tij një letër ku i thoshte se do të përballej me humbje të madhe. Sigurisht që e gjitha ishte në sensin e shakasë dhe letra u bë virale në rrjete sociale.

Sam Baines, 22 vjeç, nga Sheffield vendosi se si donte të jepte dorëheqjen në punën si operator dhe mesazhi i tij ndaj shefit u publikua nga kolegia Hannah.

Më vjen keq për humbjen tuaj. Dita ime e fundit e punës është 29 korriku. Mendoj se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për ty.
Kam punuar këtu për thuajse një vit dhe tani kam vendosur të ndjek universitetin në shtator. Ne jemi një ekip shumë i mirë dhe kemi një menaxher fantastik, ndaj shpesh bëjmë shaka me njëri-tjetrin. E dija se duhej të bëja diçka kreative për të të dhënë këtë lajm, i cili duhej të ishte edhe argëtues në të njëjtën kohë”,
 shkruajti Sam duke e ditur se pronari do të qeshte me këtë letër pasi i shihte gjërat në anën pozitive.

SHKARKO APP