Duan djem, në botë “zhduken” 23.1 milionë femra
Media britanike “Daily Mail” ka publikuar një raport tronditës, sipas të cilit në botë janë “zhdukur” rreth 23.1 milionë femra, për shkak të abortit të grave. Ata nuk duan që fëmija e tyre të jetë e seksit femër dhe për këtë shkak e abortojnë.
Raporti pohon se fenomeni i abortit të vajzave është i përhapur më së shumti në Kinë dhe në Indi. Përafërsisht, 11.9 milionë femra janë “zhdukur” në Kinë, ndërsa 10.6 milionë femra “u zhdukën” në Indi. Problemi shtohet edhe për faktin se në Kinë është vendosur politikë që duhet të bëhet një fëmijë, e për këtë, ata duan djalë.
Një studim pesëvjeçar mblodhi informacion nga 202 vende anembanë botës, duke përfshirë një duzinë kombesh dhe djemtë ishin “më të mirëpritur” se vajzat. Studimi, nga një ekip hulumtuesish në Singapor, zbuloi se si rezultat i favorizimit të fëmijëve në disa vende. raporti global gjinor u zhvendos deri në 118: 100 në favor të meshkujve.
Kjo bën që në këtë periudhë që jetojmë, për çdo 200 lindje, 105 ka të ngjarë të jenë meshkuj. Shkencëtarët thonë se paragjykimi mbetet një mister, por thuhet se balancimi ndodh, për shkak se femrat jetojnë zakonisht më gjatë se meshkujt. Disa shkencëtarë shprehen se kjo tregon se dhe vetë bota është bërë më seksiste.