Dubai trajnon policët me “scooter” fluturues
Kuriozitete E Hënë, 13 Shtator 2021 12:21
Policët në Dubai kanë nisur të trajnohen me motoçikleta fluturuese për të luftuar krimin.
Policia beson se droni i tipit S3 2019, i projektuar nga një firmë në Kaliforni, do ti ndihmojë të reagojnë me shpejtësi në terrene të vështira për t’iu përgjigjur rasteve emergjente.
Në një video të publikuar shihet një zyratr policie ndërsa mëson sesi të drejtojë një motoçikletë fluturuese me katër helika në një fushë futbolli në Dubai.
Motoçikleta do të futet në veprim në vitin 2020 me dy ekipe që po mësojnë tashmë sesi ti pilotojnë ato, njoftoi CNN.
Designers Hoversurf paraqiti pajisjen fluturuese tek autoritetet e Dubait në GITEX, një panair vjetor i teknologjisë në Dubai.
Njerëzit e zakonshëm gjithashtu mund të jenë në gjendje të blejnë paisjen për 150.000 dollarë, por duhet të testohen nëse janë të aftë t’i pilotojnë.