Dy kandidatura për dorëshkrimin e Napoleonit, me vlerë një milion euro

Dy koleksionistë kanë shfaqur interesin e tyre për dorëshkrimet e Betejës së Austerlicit (1805), diktuar dhe firmosur nga Napoleoni, në shitje në Paris, njoftoi sot galeria organizatore për shitjen, “Galerie Arts et autographes“.

Sipas galerisë, me dy blerësit e mundshëm, një francez dhe një tjetër me origjinë europiane, janë ende në proces.

Dorëshkrimi përbëhet 74 faqe të gjata dhe ka një vlerë shitjeje prej një milion eurosh.

“Dorëshkrimi ka një vlerë të rëndësishme, sepse përfshin të gjithë historinë europiane”, tha pronari i galerisë Jean-Emmanuel Raux.

Teksti përmban shënime origjinale, që iu diktuan gjeneralit më besnik, Henri-Gatien Bertrand, nga perandori francez, asokohe në mërgim në Shën Helena.

Bonaparti tregon për fitoren e tij më të madhe, më 2 dhjetor 1805, në Austerlic, megjithë inferioritetin numerik të ushtrisë së tij.

Në total, shënimet origjinale të Napoleonit janë 11.

Dorëshkrimi shoqërohet nga një plan beteje në letër me shkëlqim, i vizatuar nga gjenerali.

SHKARKO APP