Dy pasagjerët që sollën një arkivol në metronë e qytetit
Dy pasagjerë janë parë duke “shëtitur” një arkivon nëpër metronë e Moskës.
Nga pamjet e marra nga nëntoka, dy burrat rusë mund të duken duke mbajtur një arkivol të mbështjellë me një copë të kuqe, nëpër stacionin e metrosë.
Dëshmitarët okularë thanë se “ngarkesa” e tyre ishte e rëndë dhe madje se atyre u desh të ndalonin disa herë parapara se të dilnin nga stacioni.
Sipas mediave lokale, dy burrat emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, janë nxjerrë jashtë nga stafi i metrosë. Ndërkohë është ende e paqartë se si ata përfunduan aty dhe çfarë kishin brenda arkivolit.
Gjithsesi, shërbimi i shtypit të metrosë shpjegoi më vonë se dy pasagjerët nuk kishin shkelur ndonjë rregull dhe kishin paguar një pagesë shtesë për sjelljen e një “sendi të rëndë” në tren.
Ata nuk po mbanin ndonjë artikull të ndaluar dhe nuk shkelën asnjë rregull.
Është e paqartë nëse incidenti i çuditshëm ishte thjesht shaka. Por, thuhet gjithashtu që ata ishin vonë për një funeral për shkak të trafikut të rëndë të rëndë në Moskë.